Pronën
Gjendjen teknike, dëmtimet, defektet dhe risqet e dukshme.
Shërbime për Pronën · Shqipëri
Për blerësin, pronarin dhe investitorin që jeton jashtë Shqipërisë.
Unë inspektoj, dokumentoj dhe kontrolloj në emrin tuaj, që vendimet për pronën, kostot dhe punimet të bazohen në fakte të verifikueshme—jo vetëm në premtime.



Çfarë mbroj
Gjendjen teknike, dëmtimet, defektet dhe risqet e dukshme.
Sasitë, ofertat, faturimet dhe punimet shtesë.
Progresin, vonesat, devijimet dhe afatet kryesore.
Raportim të qartë, të dokumentuar dhe hapa praktikë.
Kur mund të më angazhoni
Një angazhim i përcaktuar qartë, para se një problem teknik të bëhet kosto, vonesë ose konflikt.
Kontroll teknik dhe kosto orientuese përpara pagesës.
Rishikim i specifikimeve, scope-it dhe detyrimeve të dorëzimit.
Snagging inspection dhe verifikim i korrigjimeve.
Përfaqësim i pronarit me kontrolle dhe raportim periodik.
Kontroll i ndërhyrjeve, preventivit dhe faturimeve.
Due diligence teknike për pronë turistike, me qira ose biznesi.
Shërbimet
Shërbimet kontraktohen veçmas ose kombinohen sipas fazës së pronës dhe nivelit të përfaqësimit.
Inspektim i apartamentit, vilës, shtëpisë së vjetër, ambientit të biznesit ose pronës turistike; evidentim i dëmtimeve, risqeve dhe kostove orientuese.
Kontroll i specifikimeve, materialeve, sipërfaqeve, punimeve të përfshira, standardit të dorëzimit, afateve dhe dokumenteve teknike.
Kontroll i rifiniturave, plasaritjeve, lagështirës, dyerve, dritareve, ballkoneve, pajisjeve sanitare dhe elementeve të papërfunduara.
Kontroll projekti e preventivi, krahasim ofertash, vizita në fazat kyçe dhe verifikim punimesh, materialesh, progresi, vonesash dhe ndryshimesh.
Audit i gjendjes ekzistuese, koncept ndërhyrjeje, preventiv, kontroll i prishjeve, instalimeve, rifiniturave, faturimeve dhe dorëzimit final.
Vlerësim teknik para blerjes ose transformimit të hotelit, bujtinës, vilës turistike, kompleksit të apartamenteve, restorantit ose pronës për qira.
Koordinim i inspektimit, kërkesave teknike, projektimit, specialistëve, preventivit dhe planit të ndërhyrjes për funksionin e ri.
Kontroll sasish e çmimesh orientuese, zëra të dyfishtë ose të munguar, materiale, afate dhe përjashtime.
Verifikim i punimeve të deklaruara përpara pagesës, sasive të dukshme, materialeve, punëve shtesë dhe zërave të papërfunduar.
Përfaqësim në komunikimin me ndërtuesin ose kontraktorin për defekte, materiale, ndryshime, vonesa, korrigjime dhe dorëzim.
Si zhvillohet angazhimi
Prona dhe qëllimi
Scope, tarifë dhe afat
Dokumente dhe terren
Foto, risk dhe kosto
Hapat e rekomanduar
Çfarë merr klienti
Gjetjet, fotografitë e shënuara dhe klasifikimi sipas rëndësisë.
Çfarë duhet korrigjuar, verifikuar, negociuar ose monitoruar.
Buxhet orientues ose verifikim teknik i kostove, kur përfshihet në scope.
Dokumentet dhe raportet e angazhimit të organizuara.
Oferta e angazhimit
Pas vlerësimit fillestar merrni një ofertë të shkruar me shërbimet, afatin, deliverables dhe tarifën përpara se të nisë puna.
Tipi, sipërfaqja, vendndodhja dhe nëse prona është para blerjes, në ndërtim, rikonstruksion apo dorëzim.
Inspektim i vetëm, rishikim dokumentesh, due diligence ose përfaqësim i vazhdueshëm i pronarit.
Formati i raportimit, numri i vizitave, koordinimi i nevojshëm dhe koha e dorëzimit.
Vlerësimi fillestar
Përfshini dokumentet që dispononi. Do të merrni scope-in e propozuar, afatin dhe tarifën përpara fillimit të punës.
+355 69 301 8787
suelaaliaj@yahoo.com
Tiranë · Angazhime në të gjithë Shqipërinë